Grabitet shtëpia e Ermal Metës në Itali, këngëtari mesazh publik hajdutëve
Ermal Meta dhe partnerja e tij Chiara Sturdà, dy ditë pas lindjes së vajzës së tyre të parë Fortuna Marie kane rene pre e grabitjes.
Hajdutët kane hyre në shtëpinë e tyre.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Lajmin e publikoi vetë këngëtari në rrjetet sociale ku ka treguar derën e shtëpisë së tij të shkatërruar nga kriminelët.
Kengetari Meta ka rrëfyer ngjarjen me hidhërim:
Njoftim për hajdutët që thyen derën time sonte për të vjedhur, një gjerdan. Nëse kërkoni ar dhe para në shtëpinë e kantautorëve, ne nuk jemi të pasur.”
Pas ngjarjes fatkeqe, Ermal Meta i ka kushtuar më pas një video fansave për t’i falënderuar për dashurinë që i kanë shprehur sot:
“Fortuna e vogël është mirë. Mami i saj është mirë. Ju falënderoj të gjithëve për dashamirësinë!” – thotë kantautori.