Gazetarja i kthehet Olta Gixharit: Zoti nuk u kursye aspak për ty “zonjë”, përse shkelmon kaq rëndshëm?
Këtë javë Olta Gixhari e ka zhvilluar lojën e saj me “kërcënime”.
Siç nuk i ka hije një gruaje, aktorja gjatë gjithë kohës e ka kërcënuar Efin se informacionet që ajo ka për të nga jashtë mund ta nxjerrin nga “BBV”.
Por duket se të njëjtin kërcënim ka pasur edhe për Kiarën, duke i thënë Luizit se do ti thoshte gjithçka që dinte për gruan e tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë ndaj aktores, duke e akuzuar për gjuhën e pahijshme të përdorur ndaj femrat.
Duket se një vërejtje e ka pasur edhe gazetarja e njohur, Trëndafile Visha, e cila i ka drejtuar Olta Gixharit katër pyetje, duke e ironizuar për deklaratat e dhëna.
Reagimi i plotë:
KATER PYETJE PER NJE “ZONJE”…
“Tirana eshte e vogel, dhe une di shume gjera per ty, per ate e kete”…
– Mire, shume mire, “zonje”, po tjeter gje di ti perveç “hartes se thashethemeve”…?!
Psh: pak gjeografi, pak histori, pak kinematografi, pak letersi, pak sport, pak diplomaci, pak, shume pak filozofi, dhe nje therrime, vetem nje therrime matematike, aq sa per vete…
Per aromen femerore, zonje; butesine, sharmin, elegancen, dashurine, zonje, dashurine…
Se “pisten” e madhe ku mund te vallezosh e te kendosh bukur para dhe falas e ke?!
Perse e stampon veten “ngelese” ne te gjitha lendet para nje publiku te tere?!
Perse nje publik i tere, prej teje dhe te tjereve si ti u dashka te ndryhen brenda nje “shpelle” pa kujtese, pa asgje prej gjeje?!…
– Zoti nuk u kursye aspak per ty “zonje”, aspak, perse shkelmon kaq rendshem?!