“Free Noizy”, Xhensila Myrtezaj i del në krah këngëtarit, bën thirrje për lirimin e tij! Paralajmërohet protestë!
Artisti i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e skenës si Noizy, është ende në pritje të ekstradimit të tij drejt Kosovës, kjo pasi dyshohet se ka dhunuar personazhin e njohur të TikTok, Medi Iseni.
Shumë artistë të njohur i kanë dalë në krah kolegut të tyre, të cilët kërkojnë sa më shpejtë lirimin e 37-vjeçarit.
Një prej tyre është edhe Xhensila Myrtezaj. Në një koncert të zhvilluar së fundmi, artistja bëri thirrje duke thënë: “Free Noizy”, teksa më pas këndoi dhe këngën që ka bërë pikërisht me të.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga ana tjetër, në rrjet duket se fansat e këngëtarit kanë nisur thirrjet për protestë. “Ditën e hënë, ora 19:00, protestojmë para Ministrisë së Drejtësisë për Noizy. Jo ekstradimit të Noizyt në Kosovë”, shkruhej në njoftimin e bërë publik në rrjetet sociale.