FOTO/ Ndalojnë aludimet, Bora Zemani dhe Donald Veshaj shfaqen krahë njëri-tjetrit në rrugët e Italisë

Showbiz

FOTO/ Ndalojnë aludimet, Bora Zemani dhe Donald Veshaj shfaqen krahë

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë rikthyer së bashku dhe nuk ka më vend për dyshime.

Dhe pse nga çifti nuk ka pasur asnjë lloj konfirmimi deri më tani se ata janë bashkë, disa foto ekskluzive kanë zbuluar se Bora dhe Donaldi ndodhen në Genova duke blerë rroba së bashku.

Ata shihen pranë njëri-tjetrit dhe duket se janë larguar jashtë Shqipërisë për të bërë disa ditë pushime vetëm por dolën zbuluar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Rikujtojmë se shumë muaj pas puthjes së famshme në “Big Brother VIP”, lidhjes dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj, lutjeve dhe statuseve, lajmeve të vërteta dhe të pavërteta, Donald Veshaj dhe Bora Zemani u shfaqën krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrini.

FOTO/ Ndalojnë aludimet, Bora Zemani dhe Donald Veshaj shfaqen krahë

Paraqitja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrit vjen rreth 3 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kërkuar falje Borës publikisht dhe personalisht.

Aktori në reagimin e tij të parë për jetën personale në rrjetet sociale la të kuptohej se ai po tentonte të rikthehej me prezantuesen, ndërsa ka mbyllur gjërat me Beatrix.

“Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë.

Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthej’’, -shprehej aktori.

ME TE LEXUARAT