Florjan Binaj flet për largimin nga Portokallia dhe zbulon të vërteta e fshehta: Nuk donin të më mbanin!

Showbiz

Florjan Binaj flet për largimin nga Portokallia dhe zbulon të

Aktori Florjan Binaj ka folur për herë të parë për largimin e tij pas 18 vitesh nga spektakli i humorit “Portokalli”.

Ai ka treguar se vendimi për largimin është menduar shumë gjatë dhe se nuk kanë pasur dëshirë ta mbajnë.

Ndërkohë, aktori ka dhe një lajm të mirë për të gjithë fansat të cilët pëlqenin rolin e tij të “policit”.  Flori zbuloi se nuk ka hequr dorë nga ky rol dhe se do e luajë përsëri, mirëpo jo në “Portokalli”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesë nga biseda në emisonin “Një natë me Aulonën”:

Florjani: Publikut do ia jap sërisht atë që do, un nuk hoqa dorë nga personazhi qe kam luajtur për 18 vite. Atë rol un do e luaj përsëri por jo në Portokallia, mbase ne teatër, në filma.

Aulona: Po largimi nga portokallia si ishte, u largove me një ndjesi positive apo me një ndjesi negative?

Florjani: Ka qenë një vendim që e kam menduar prej vitesh, por nuk gjeja momentin. Më eshtë dashur kohë e gjatë të merrja vendimin për tu larguar.

Nuk donin të më mbanin, pashë një mungesë vullneti nga institucioni për ti zgjidhur gjërat në mënyrën e duhur dhe e vetmja mënyrë ishte te hapja krahun dhe të parakaloja, secili në rrugën e vetë.

ME TE LEXUARAT