"Flet më shumë seç duhet", Bora Zemani thyen heshtjen pas debatit të Semit me Donaldin

Showbiz

"Flet më shumë seç duhet", Bora Zemani thyen heshtjen

Bora Zemani ka reaguar sot në rrjetin social Instagram rreth Semit dhe Donaldit.

Gjatë spektaklit të djeshëm u diskutua se pse Semi ndërhyn në marrëdhënien e tyre, si edhe ku qëndron Donaldi në raport me Borën. Duke qenë se Bora ka marrë mjaft mesazhe ajo vendosi të flasë e të tregojë qëndrimin e saj:

“Unë e dua shumë, ju e keni kuptuar mirë sesa e dua Semin dhe e njoh shumë shumë mirë, ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime për kaq shumë vite dhe mendoj se gjërat kryesore, që e kanë ruajtur shoqërinë tonë kanë qenë: besimi, ai lloj besimi që vërtetë e vëmë dorën në zjarr për njëra-tjetrën, protektiviteti, diçka që të tjerë e konsiderojnë si të keqe, por unë mendoj se ka qenë nga arsyet që e kanë ruajtur shoqërinë tonë se kemi qenë mbrojtëse ndaj njëra-tjetrës dhe tjetra që e kemi pranuar njëra-tjetrën ashtu siç jemi, pa u munduar fare ta ndryshojmë njëra-tjetrën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë e kam pranuar Semin ashtu siç është, ndonjëherë flet më shumë seç duhet, bën gallata më shumë seç duhet, të përqafon më shumë seç duhet ose të mbron më shumë seç duhet. Po nuk shoh asgjë të keqe në këtë mes, sidomos kur gjërat nuk bëhen me qëllim negativ, përkundrazi. E sot jam shumë e lumtur dhe shumë krenare, që më është mbushur Instagrami me vajza që më shkruajnë sa do doja dhe unë të kisha një shoqe si Semi, por jo Semin e dua për vete…

Sa i përket situatës tjetër ju e dini qëndrimin tim (tregon varësen dhuratë nga Donaldi), pavarësisht provokimeve që mund të bëhen se ndoshtapo mbaj ndonjë qëndrim tjetër, ku i dihet, ku e dimë ne se ç’ndodh jashtë.”

ME TE LEXUARAT