Fedez përfundon në spital, Chiara Ferragni lë “Javën e Modës” në Paris
Blogerja Chiara Ferragni është larguar me shpejtësi nga “Java e Modës” në Paris pas një operacioni urgjent të cilit i është nënshtruar bashkëshorti i saj, Fedez. Alarmi për gjendjen shëndetësore të artistit u ngrit në mëngjes (29 shtator) pas postimeve të Ferragni-t.
Një reagim ka ardhur edhe nga vetë Fedez, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale njoftoi se ishte në spital dhe stafi i kishte shpëtuar jetën pasi ulçera i shkaktoi hemorragji të brendshme të enjten, pas operacionit të kancerit pankreatik në mars të vitit të kaluar.
“Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet që më keni dërguar, sepse suporti në situata të tilla bën gjithmonë mirë. Për fat të keq jam shtruar në spital për shkak se ulçera më ka shkaktuar hemoragji të brendshme. Falë dy transfuzioneve me gjak, tani jam shumë mirë. Falënderoj stafin mjekësor që më ka shpëtuar jetën”, ka shkruar ai.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.