Çfarë po ndodh në “Për’puthen”? Jasemin foto me bluzën e Erlindit, Atdheu i komenton: Anticovidi im
Lajmifundit
/
28 Shkurt 2021, 12:16
Showbiz
Sulmes virtual mes konkurrentëve të “Për’puthen” nuk ndalen. U njohëm në mëngjes me postimin e Atdheut dhe komentin e Jaseminit, gjithashtu fotoja e Sarës me Andit, ndërsa tani del në skenë një treshe tjetër. Atdheu- Jasemin dhe Erlindi.
Bëhet fjalë për një foto të postuar nga Jasemina me bluzën e Erlindit. Në këtë post ka komentuar Antonela që i shkruan: “Si e njohur kjo bluza”, por ka qenë komenti i Atdheut që ka habitur të gjithë. “Anticovidi im” shkruan ai, ndërsa shton dhe një emoji me sytë me zemra. Të gjithë jemi konfuzë tani.