Çfarë nuk u pa nga dasma e Arminës dhe Shkëlzenit

Showbiz

Çfarë nuk u pa nga dasma e Arminës dhe Shkëlzenit

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan mbrëmjne e djeshme dashurinë e tyre disa vjeçare me martesë.

Me rreth 300 të ftuar, dasma madhështore e mbajtur në Shijak mblodhi shumë personazhe publik.

Çifti ishte kujdesur për të gjitha detajet, përfshirë dekorin dhe menunë e dasmës. Babai i blogeres emocionoi me fjalimin që mbajti duke i uruar çiftit jetë të lumtur. “Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, tha ai mes të tjerash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, në hapje të dasmës një fjalim u mbajt dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me një gotë verë në duar i uroi çiftit jetë të lumtur. “Merita më e madhe e Shkëlzenit, është se arriti të pushtojë zemrën e Arminës.”, tha ish kryeministri mes të tjerash.

Armina zgjodhi tre fustane për dasmën e saj, njëri prej të cilëve është një krijim i Vivienne Westwood, i bërë enkas për të. Ndërkohë dy fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar dy dizajnerëve shqiptarë Valdrin Sahiti dhe Festim Isufi.

Por një tjetër i veçantë  në dasmën e çiftit ishte edhe performanca e mamasë së Aeminës, e cila këndoi një këngë për çiftin, ku me performancën e saj “dogji” skenën.

ME TE LEXUARAT