Çfarë ndodhi? Sara Hoxha i ve kryqin Luiz Ejllit pas përfundimit të BBV

Showbiz

Çfarë ndodhi? Sara Hoxha i ve kryqin Luiz Ejllit pas

Sara Hoxhës i kishte mbetur edhe një gjë për të bërë, në mënyrë që të përmbyllej e gjithë eksperienca e ‘Big Brother VIP Albania’.

Sot, ajo ka ndarë një video ku shfaqet duke i rënë me X fotos së Luiz Ejllit, fituesit të edicionit të dytë.

‘Kisha lënë diçka pa bërë’- thotë ajo teksa ndan momentin kur i bie me stilolaps fotos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo metodë u përdor për të gjithë banorët që u eliminuan apo larguan nga gara.

E mesa duket për Luizin nuk u bë kjo në momentet e para, pasi i kishte kapur euforia e më pas festat.

Mbetet të shihet reagimi i Luizit pas kësaj video.

 

ME TE LEXUARAT