Ermonela Jaho, nominohet për 'Gramaphone Awards 2023'

Showbiz

Ermonela Jaho, nominohet për 'Gramaphone Awards 2023'

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është nominuar për çmimin "Gramaphone Awards 2023" për regjistrimin e 'Turnadot' nga Warner Classics & Erato. Me anë të një postimi në Instagram, Jaho shkruan se i ka falur shumë lumturi sjellja në jetë e kryeveprës së fundit të Puccinit. 

"Është një kënaqësi e madhe, të jem e nominuar për 'Gramaphone Awards' për këtë vit, për 'Turnadot' të regjistruar nga Warner Classics & Erato. Me fali një lumturi të madhe bashkëpunimi me kolegë kaq të talentuar dhe të përkushtuar, me të cilët 'sollëm në jetë', kryeveprën e fundit të Puccini-t. Të gjithë të nominuarit janë tashmë fitues në sytë e mi", ka shkruar Jaho.

 

ME TE LEXUARAT