Epo bëmë mama të të ngjaj!/ Aktorja shqiptare publikon foton e ëmbël me të bijën
Almeda Abazi është një nga femrat më të bukura shqiptare. Ish-missi prej shumë vitesh jeton në Turqi, pasi është martuar me aktorin e famshëm të serialeve turke, Tolgahan Sayisman.
Aktorja është aktive në rrjetet e saj sociale, ku së fundmi ka publikuar një foto me të bijën. Në foto duket ajo me vajzën e vogël, të kombinuara me njëra tjetrën.
Ndërkohë që mban vogëlushen në krah, nënë e bijë kanë pozuar në kopshtin e shtëpisë së tyre.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
“Vogëlushja ime e ëmbël,”- shkruan Almeda krahas fotos.
Ju kujtojmë që bukuroshja shqiptare dhe bashkëshorti i saj turk, në dhjetor të vitit që lam pas festuan përvjetorin e tyre të shtatë të martesës.
Nga kjo martesë ato kanë një djalë, Efehanin i cili sapo ka mbushur tre vjeç dhe vajzën e vogël të quajtur Alina.
Çifti i aktorëve nuk e ka hasur kompleks postimin e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale.
Madje, mami Almeda shpesh herë zgjedh të na zbukurojë ditën me fotot e ëmbla me fëmijët e saj./panorama