Elita Rudit i ndodh e papritura në aeroport në Itali! Do të shkoj në polici…

Showbiz

Elita Rudit i ndodh e papritura në aeroport në Itali! Do të shkoj
Moderatorja e njohur Elita Rudi është një ndër femrat më të dashura nga publiku shqiptar. Prej kohësh ajo ka qenë shumë e angazhuar në projektet e saj më të reja, ndërsa të shumta kanë qenë edhe udhëtimet që ka bërë.

Së fundmi Elita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një ngjarje që i ka ndodhur në udhëtimin e saj të fundit.

Moderatorja ka humbur valixhen në aeroport në Itali, ndërsa në videon e postuar në InstaStory ajo ka treguar se për këtë gjë do i drejtohet policisë.

“Jam duke u bërë gati sepse do të shkoj në polici në Magura për të hapur rastin e hetimeve të valixhes time e cila po rezulton të jetë fantazëm. Aeroporti i Prishtinës e ka verifikuar që valixhja ime ka qenë në aeroplan, ndërsa ai i malpensa janë të bindur që valixhja ime nuk ka hyrë kurrë në Itali.”- tha moderatorja ndër të tjera.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT