Egla Ceno hap letrat: Me dhimbje po e them, ky është sekreti pse fitova Big Brotherin
Egla Ceno, fituesja e edicionit të 3-të të Big-Brother Vip, vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmendjes nga mediat dhe rrjetet sociale. Një pjesë e mirë e publikut duket se akoma nuk e pranojnë se ishte ajo që e rrëmbeu çmimin e madh.
Mirëpo Egla ka vendosur tu japë fund këtyre zërave duke thënë të vërtëtën që fshihet pas fitores së saj. Me anë të një postimi në InstaStory ish-banorja e BBV ka thënë se e ka fituar edicionin e tretë për shkak të lidhjes familjare që ka me drejtuesit e Top Channel.
"Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Bigun”, u shpreh Egla.
"Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Bigun sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Bigun”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndër të tjera ajo shtoi: “Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Bigun”
Është mëse e qartë që ky postim nga ana e Cenos është një ironi për të gjithë ata që nuk pajtohen me faktin se ajo e ka merituar atë fitore.
Egla doli në finale me Julian Dedën dhe Romeo Veshajn, por ajo arriti t’i mundte djemtë dhe ja doli të ishte femra e dytë fituese në të gjithë historinë e BB shqiptar, dhe e para për BBV.