Edona James intervistë për emisionin në Beograd: Nuk ndihem shqiptare, meshkujt më të mirë janë ata serbë

Showbiz

Edona James intervistë për emisionin në Beograd: Nuk ndihem

Është rithyer në fokus, pas gati një dekade një intervistë e Edona James që kishte bërë para nëntë vjetësh, në një emision televiziv serb.

Ajo në atë intervistë kishte bërë disa komente të cilat kanë nxitur diskutime të shumta nëpër rrjetet sociale.

Duke u prezantuar si një kosovare që ka lindur në Gjermani, Edona ka folur në gjuhën gjermane dhe ka shprehur admirimin e saj për këngëtaren serbe Jelena Karleusha, të cilën e cilësoi si idhull.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edona James ka vënë theksin në faktin se ajo nuk ndien një lidhje të thellë me origjinën shqiptare pasi është rritur dhe ka jetuar në Gjermani.

Në atë intervistë, ajo kishte zbuluar se ishte e magjepsur nga qyteti i Beogradit në Serbi, një vend ku ajo kishte vendosur të qëndronte për një periudhë.

“Pas dy ditësh qëndrimi këtu në Beograd, kam filluar ta dua këtë vend. Është një vend i bukur dhe planifikoj të qëndroj këtu për gjithë javën. Kam shumë për të eksploruar dhe mezi pres të vizitoj klubet e qytetit. Dhe për të qenë e sinqertë, më pëlqejnë burrat serbë, ata janë më të mirët", ka thënë Edona.

 

ME TE LEXUARAT