E vërteta qëndron ndryshe! Ja me kë do ta bashkëprezantojë Bora Zemani “Dancing With The Stars” (EMRI)

Showbiz

E vërteta qëndron ndryshe! Ja me kë do ta

Përshkrimi i fotos së parë pas ribashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt vetëm sa konfirmoi edhe njëherë se dyshja do të jenë bashkëprezantues të “Dancing With The Stars”.

“Na lini të kërcejmë”, shkruante moderatorja, por mesa duket gjërat nuk janë sic i kemi ditur deri më tani. U përfol gjatë se Donald Veshaj do të ishte shoqëruesi i Bora Zemanit në “Gold Room” në show-n e kërcimit, mirëpo së fundmi është zbuluar se bëhet fjalë për një emër tjetër.

Burime për Kryefjala.com kanë pohuar se një tjetër moderator do të jetë shoqëruesi i Bora Zemanit dhe ai është Eno Popi. Ndonëse pas një pauze në ekran Eno rikthehet sërish në Top Channel.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Me sa kuptojmë aktori, nuk është i gatshëm ta lë akoma programin e tij “Më lër të flas” që e bashkëmoderon me vëllain binjak, Romeo Vshajn.

Kujtojmë se “Dancing With the Stars” nis më datë 7 tetor me netët live. Lajmi u bë i ditur përmes një videoje në faqen zyrtare të emisionit, ku konkurrentët zhvilluan një mini-performacë.

Faqja zyrtare e programit ka zbuluar tanimë edhe emrat e konkurrentëve që do të marrin pjesë dhe kryetarin e jurisë Kledi Kadiun.

Konkurrentët e spektaklit janë: Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani, Elhaida Dani, Ilir Dushkaj, Elona Duro dhe Gent Hazizi.

ME TE LEXUARAT