E trishtë! Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare prezantuesja e njohur

Showbiz

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

Komediania e njohur britanike dhe prezantuesja e BBC, Maddy Anholt, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare pas një kanceri agresiv në tru.

Figura e njohur e radios e televizionit, si dhe aktiviste bamirësie zbuloi para pak kohësh se kishte një kancer agresiv të trurit, pak pas lindjes së vajzës së saj Opal vitin e kaluar.

Maddy Anholt kishte programin e saj radiofonik në Radio 4 dhe kishte luajtur role në serialet e BBC, ITV e Channel 4 në Britani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

BBC shkruan se familja e saj njoftoi lajmin tragjik disa orë pas vdekjes duke thënë se javët e fundit ajoi kaloi në shtëpinë e prindërve.

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

 

Prezantuesja lë prapa bashkëshortin Ben, bijën e tyre një-vjeçare Opal, vëllain dhe prindërit e saj. E ndjera kreu disa ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtime të paefektshme kundër kancerit para vdekjes.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e Maddy Anholt, bijës tonë të dashur, motrës, nënës, bashkëshortes e cila u nda nga ne në moshën 35-vjeçare. Maddy ishte diagnostikuar me një formë të rrallë e agresive kanceri në tru. Ajo përballoi trajtimet e dhimbshme të vështira dhe javët e fundit i kaloi në shtëpinë e prindërve”, shkruhej në njoftimin e familjes.

 

ME TE LEXUARAT