E reja dhunohet brutalisht teksa konsumonte darkën, akuzon personazhin e njohur të televizionit

Showbiz

E reja dhunohet brutalisht teksa konsumonte darkën, akuzon personazhin e

Një e re e quajtur Klea Prenga ka akuzuar në rrjetet sociale Antonela Berishën dhe motrën e saj se janë përgjegjëse për dhunimin brutal të saj teksa ka qenë duke konsumuar darkën në një restorant.

Teksa ka publikuar pamje tejet të rënda në rrjetet sociale ajo shprehet se sulmi është kryer nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha.

E reja ka pësuar plagë dhe të çara në fytyrë, ndërsa ka theksuar se ka marrë edhe mesazhe kërcënuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Antonela Berisha njihet për pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP” dhe paraqitje të tjera në televizion.

Klea Prendi:

Sulmi u krye nga Mariela Berisha dhe Antonela Berisha. As ato dhe askush tjetër nuk mund ta shkatërrojë fytyrën dhe imazhin tim.

Më vjen keq për to, sepse e tyrja është e shkatërruar me kohë.

Nga anët tona as hasmi nuk goditet duke ngrënë. Po të ishe aq gangstere sa të duket vetja, do më kishe ardhur përballë.

Sa për mesazhin kërcënues që ke dërguar pasi ke kryer sulmin. Mua nuk ma prishin dot imazhin fundërrina si ju qe ju njeh e gjithë Shqipëria.

Ti nuk ke familje vajzë e dashur që të të hyet në mes. Ti del e tregon përralla nëpër media për jetën tënde".

ME TE LEXUARAT