E quajti Luizin 'shtazë', Kiara ia tregon vendin Amosit: Je shumë fallco...

Showbiz

E quajti Luizin 'shtazë', Kiara ia tregon vendin Amosit: Je

Gjatë sfidës së rezistencës, Luizi dhe Armaldo gjetën një “rrugë alternative” për të kryer nevojat e tyre personale.

Ata urinuan para të gjithëve, duke u mbuluar me një batanije duke qenë se ishin në lojë dhe nuk lëviznin dot. Ky veprim Amosit i është dukur shumë i ulët, aq sa e ka barazuar me një sjellje kafshërore.

“Kushdo që urinon dhe e bën atë gjë në sy të të gjithëve, reflekton sjelljen e një kafshe. Ka diçka që e diferencon njeriun nga kafsha dhe kjo është llogjika,”-u shpreh aktori.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë debat ka ndërhyrë edhe Kiara Tito e cila është shprehur se sado jo dakord të jetë me veprimin e Luizit, nuk duhet ofenduar. Madje e quajti Amosin fallco, pasi sipas saj ai po krijon debat kot për të rënë në sy.

“Edhe unë nuk jam dakord me atë që bëri Luizi, ama nuk i thashë asnjë lloj gjëje, sepse është e drejta e tij të zgjedhë ta bëjë lojën si ta dojë ai. Jo për ta mbrojtur, se edhe unë vetë nuk do ta kisha bërë atë gjë. Po ti çne u zgjove që pas ditës që këto të thanë futu në lojë. Më shqetëson fakti që je shumë fallco,”-tha Kiara.

ME TE LEXUARAT