E mbajti të fshehtë, drama në jetën e Gjestit, i birësuar nga një familje dhe vështirësitë e artistit
Artisti nga Kosova, Gjesti është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Albania”, duke shkaktuar trazira jo vetëm në shtëpi, por edhe në publik.
Pas 85 ditësh qëndrimi në “BBVK”, Gjesti u largua dhe vetëm të nesërmen u bë pjesë e edicionit në Shqipëri.
Pak dihet për jetën e tij para se të bëhej pjesë e lojës. Në një koment të një fansi, u zbuluan detaje emocionuese nga jeta private e Gjestit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas këtij komenti, Gjesti është rritur larg prindërve biologjikë dhe është adoptuar nga një çift që e kanë dashur si fëmijën e tyre. Kjo histori ka prekur thellë zemrat e publikut, duke e bërë atë edhe më të dashur për ndjekësit e tij.
Gjesti ka treguar se është një lojtar i fortë dhe një personazh që di të mbajë publikun të mbërthyer pas ekranit. Me hyrjen e tij në “BBVA4”, ai është gati të sjellë energji dhe dinamika të reja në lojë.
Fansat e tij janë të bindur se ai do të shkëlqejë edhe në këtë edicion, duke e kthyer në një nga figurat më të paharrueshme të reality show-t në Shqipëri dhe Kosovë. Vetë këngëtari ka preferuar që mos të flasë rreth kësaj teme, por të flasë për familjen e tij vetëm me dashuri dhe mall.
Në “Big Brother Kosova”, familja e tij i ka dërguar një video, por kanë preferuar që vetëm të mbështesin lojën e tij, duke preferuar që mos të cekin jetën e vështirë që këngëtari ka pasur.
Familjarët e Gjestit kanë reaguar për herë të parë pasi këngëtari iu bashkua shtëpisë së “Brother VIP Albania”, 24 orë pas largimit nga “Big Brother VIP Kosova”.
Në një postim në llogarinë e Gjestit në Instagram, familjarët shkruajnë se janë pa fjalë për gjithë mbështetjen e madhe që ai po merr.
“Jemi pa fjalë nga përkrahja dhe dashuria që ju publik i dashur i keni dhënë Gjestit gjatë këtij rrugëtimi, e po vazhdoni ende ta përkrahni Gjestin dhe lojën e tij, jemi përjetësisht falënderues për mesazhet e panumërta, e për përkrahjen që nuk po e kurseni asnjëherë, e përkundrazi vetëm po shtohet çdo ditë e më shumë.
Gjesti ju do shumë, vazhdoni ta ndiqni e ta përkrahni siç edhe keni bërë deri tash”, thuhet në postim.