"E ka bërë për mua këtë"/ Donaldi ironizon Ilirin me këngën e re të Sabianit

Showbiz

"E ka bërë për mua këtë"/ Donaldi ironizon

Ndonëse “Big Brother VIP” ka përfunduar prej disa muajsh, Donaldi dhe Iliri nuk i kanë kursyer thumbat ndaj njëri-tjetrit.

Pasi Iliri zbuloi publikisht se kishte refuzuar ftesën për të marrë pjesë në emisionin e tij, Donaldi ka shfrytëzuar këngën e re të Sabianit për të ironizuar balerinin.

“E ka bërë për mua këtë”, ka shkruar Donaldi krahas postimit për këngën e re të Sabianit, në bashkëpunim me Adelina Berishën.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kjo fjali është përdorur nga Iliri gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme pasi dëgjoi këngën e re të Sabianit.

Kujtojmë që Iliri dhe Sabiani kanë prishur raportin vëllazëror që thoshin se kishin me njëri-tjetrin.

Madje, ky i fundit nuk mori pjesë në dasmën që organizoi pak javë më parë balerini.

ME TE LEXUARAT