E akuzuan se fitoi BBV3 për shkak të lidhjeve familjare, reagon Egla Ceno: Ledioni është djali i burrit të tezes...

Showbiz

E akuzuan se fitoi BBV3 për shkak të lidhjeve familjare, reagon Egla

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother Vip, Egla Ceno duket se ka vendosur që të ironizojë sërish komentuesit, kur kanë kaluar rreth dy muaj që pas përfundimit të formatit, të cilët pretendojnë se fitorja e saj nuk ishte e merituar, por e mori atë bazuar në lidhjet familjare që ajo kishte me drejtuesit e emisionit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, aktorja e njohur ka përdorur një ironi therëse duke thënë se prezantuesi i emisionit, Ledion Liço është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, e ndërsa Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës.

“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Bigun. Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë e fitova Bigun sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Bigun”- shprehet në videon e publikuar në rrjetet sociale, aktorja Egla Ceno.

 

ME TE LEXUARAT