Dua Lipa në lidhje dashurie me komedianin afrikan? (FOTO)

Showbiz

Dua Lipa në lidhje dashurie me komedianin afrikan? (FOTO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa dhe komediani afrikan, Trevor Noah kanë nxitur thashethemet se ata po takohen, pasi në rrjet u publikuan disa fotografi ku dyshja shihen duke u puthur e përqafuar.

Ylli 27-vjeçar i popit dhe aktori 38-vjeçar i “The Daily Show” u panë duke shijuar një darkë intime, por të qetë së bashku në një restorant xhamajkan në Nju Jork.

Ata dukej se kishin një kimi, derisa e mbyllën mbrëmjen me puthje romantike dhe një përqafim të ëmbël përpara se të vazhdonin në rrugët e tyre të ndara, shkruan Daily Mail, transmeton KlanKosova.tv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dua Lipa në lidhje dashurie me komedianin afrikan? (FOTO)

“Ata ishin ulur në heshtje larg nga të gjithë të tjerët në restorant. Ishte e qartë se ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin dhe u ulën pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë vaktit. Ata u larguan së bashku dhe ecën, duke u ndalur për puthje dhe përqafime të gjata”, ka thënë një burim i mediumit britanik.

Këngëtarja dhe kantautorja e lindur në Londër ishte e veshur me një xhaketë sportive lëkure të zezë dhe me xhaketë të shkurtër, të cilën e mbante mbi një bluzë të zezë të zhytur.

Dua Lipa në lidhje dashurie me komedianin afrikan? (FOTO)

Nata e takimit të tyre vjen pasi të dy u ndanë nga partnerët me të cilët kishin kaluar kohë për rreth dy vjet.

Ndryshe, lidhja më e gjatë e Dua Lipës ishte modeli 23 vjeçar, Anëar Hadid, vëllai i vogël i Gigi dhe Bella Hadid.

ME TE LEXUARAT