“Do e marr me vete…”/ Heidi suprizohet nga babai, takohet edhe me Romeon. Ja çfarë i tha

Showbiz

“Do e marr me vete…”/ Heidi suprizohet nga babai, takohet

Babai i Heidi Bacit vizitoi banoren në natën finale të “Big Brother VIP 3”.

“Më ke bërë krenar nga edukata, sjellja jote. Do dalësh me kokën lart. Ma shkrini se do e marr me vete”, iu drejtua ai vajzës kur hyri në shtëpi.

Nuk mund të mungonte takimi i tij me Romeon, i cili ishte tejet emocionues. Romeo i kërkoi ndjesë Heidit për çdo lot që ajo ka derdhur në shtëpi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do doja të kërkoja shumë ndjesë për çdo lot që Heidi i ka prej meje. Kam pas merakun e prindërve që jeni ju dhe Lajlja, shoresoj dhe do lutesha që Heidit mos ti shikoni asnjëherë lotët”-u shpreh Romeo i emocionuar.

ME TE LEXUARAT