Do donte të ishte prezantuese e “Portokallisë”? Cubi: Ma mori ajo e reja…

Showbiz

Do donte të ishte prezantuese e “Portokallisë”? Cubi: Ma

Një ditë më parë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ishin të ftuar disa nga aktorët e spektaklit të humorit, “Portokalli”. Në mesin e tyre ishte edhe Esmeralda Metka, e njohur ndryshe si Cubi.

Në një moment gjatë bisedës me shumë batuta dhe të qeshura, Salsano Rrapi e pyeti Cubin nëse do të kishte dëshirë që të ishte pjesë e moderimit të “Portokallisë”, i cili do të jetë në ekranin e Top Channel më 6 tetor.

Cubi tha ‘sigurisht që po’ dhe më pas shtoi ‘por ma morën në moment ë fundit’. Këtu ndërhyn Elona Duro, e cila e pyet se kush ia mori ‘Nevina Shtylla apo Kiara Tito?’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktorja tha “Kiara, kjo e reja”, duke shkaktuar shumë të qeshura në studio. Kjo batutë e saj vijoi me shumë batutat të tjera ku Elona shton: “Kush e di se edhe unë bëhem moderatore, zihem me Cubin, klikime, 200 mijë K”.

Kujtojmë se kur Kiara Tito u konfirmua si prezantuese e “Portokallisë”, menjëherë publiku aludoi se hoqi Salsano Rrapin. Por këtë e sqaroi vetë ish-banorja e BBV2 për “Ndryshe”, ku tha se ‘është e lumtur se do të punojë me Salsanon’.


Pjesë nga biseda:

Salsano: Cubi ka një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Do doje të ishe prezantuese e “Portokallisë”?

Cubi: Sigurisht që po! Por ma morën në moment të fundit.

Elona: Kush ta ka marrë Nevina apo Kiara?

Cubi: Kiara, kjo e reja. (qesh).

Elona: Prandaj e dua Cubin unë, bam bam aty.

Salsano: Po ti e kishe shfaqur më përpara këtë dëshirë apo kurrë?

Cubi: E kisha shfaqur nëpër ëndrrat e mia. Ja thash dikujt por s’ma dëgjoi

ME TE LEXUARAT