“Disnivel intelektual", si mund të ulin krah Anës dhe Shqipes?”, ja si përgjigjet Dojna

Showbiz

“Disnivel intelektual", si mund të ulin krah Anës dhe

Moderatorja Dojna Mema është bërë pjesë e diskutimit të rubrikës “Trotuar” në “Top Channel”, ku është vendosur përballë ish-konkurrenteve të “Për’puthen”, Anës dhe Shqipes.Vajzat kanë debatuar me njëra-tjetrën gjatë emisionit, mirëpo përballja e tyre është parë si një disnivel intelektual nga ndjekësit.

Madje, dikush ia shkruan Dojnës këtë në InstaStory:

Si mund të të ulin krah Anës dhe Shqipes në diskutime, se kuptojnë ça disniveli i madh intelektual është?”- janë fjalët e ndjekësit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk e besoj. Secili nga ne ka një bagazh nga pas i cili është aq sa i ndryshëm dhe interesant për t’u vendosur përballë. Të dyja vajzat që përmende kanë influencë të jashtëzakonshme në publik dhe përfaqësojnë njerëz të ngjashëm me to. Televizioni është i bukur se i ka të gjitha. Edhe kripën, edhe piperin edhe sheqerin. Përplasja e mendimeve, mentaliteteve të bën gjithmonë të reflektosh. Të gjithë shqiptarët e gjejnë veten në njërin prej karaktereve të asaj rubrike. Kjo është filozofia e “Trotuar” që diskutohet gjithmonë kaq shumë.”- shkruan Dojna.

Pas largimit nga “Për’puthen”, Ana dhe Shqipja janë bërë shpesh pjesë e emisioneve të ndryshme në “Top Channel”, madje ato kanë marrë edhe ‘pozicionin’ e opinionisteve në emision.

“Disnivel intelektual", si mund të ulin krah Anës dhe

ME TE LEXUARAT