Diola Dosti: Ftova ish-burrin me partneren në pushime për t'i plotësuar dëshirën vajzave
Diola Dosti është një nga ish-konkurrentet e shtëpisë së Big Brother VIP që guxoi të fliste publikisht për marrëdhënien me ish-bashkëshortin.
Nutricionistja tha se ka raport korrekt me të për hir të 3 vajzave që kanë bashku dhe nuk është xheloze për romancën e tij të re.
Në një intervistë për ‘Glamour Zone’ tha se është shumë mendjehapur dhe vetëm prej vajzave pranon që të shkojë në pushime edhe me të dashurën e re të tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
E pyetur nëse ka inate dhe keqkuptime mes saj dhe partneres së re të ish-bashkëshortit, Diola tha:
“Absolutisht jo, përkundrazi. Vajzat më kërkuan që të shkonim për pushime me mua dhe babain e tyre.
Unë i thashe ish-burrit që nëse ai dëshiron le të marr dhe partneren në pushime me ne dhe t`i plotësojmë këtë dëshirë vajzave. Për mua nuk ka asnjë problem, jam shumë mendjehapur”.