Dhe martesa e 5-të ishte jetëshkurtër, Pamela Anderson ndahet nga truproja e saj

Showbiz

Dhe martesa e 5-të ishte jetëshkurtër, Pamela Anderson ndahet nga

Pamela Anderson i ka dhënë fund martesës së pestë. Daily Mail raporton se Anderson dhe Dan Hayhurst janë ndarë pas vetëm 13 muajsh martesë. 54 vjeçarja ka bërë kërkesë për divorc në vendlindjen e saj, Kanada , ku ishte zhvendosur me bashkëshortin e saj vitin e kaluar.

Ndarja vjen një vit pasi Anderson zyrtarizoi romancën me truprojën e saj pasi ranë në dashuri gjatë kohës kur ishin në izolim për shkak të pandemisë. Anderson u pa pa unazën e martesës në Malibu javën e kaluar.

Dyshja u martuan në një ceremoni intime në prag të Krishtlindjeve në shtëpinë e saj në Vancouver. “Jam pikërisht aty ku duhet të jem në krahët e një njeriu që më do vërtet”, tha ajo në një intervistë në janarin e kaluar. Megjithatë, Pamela nuk ka reaguar publikisht për këto spekulime.

ME TE LEXUARAT