Del video kur Bora Zemani puth Donald Veshajn në emision

Showbiz

Del video kur Bora Zemani puth Donald Veshajn në emision

TIRANË- Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë bashkë! Kjo nuk ka më asnjë diskutim. Por duket se në përballjen e parë televizive në emisionin “Më lër të flas”, të dy do të risjellin sërish skenën e famshme të puthjes së tyre në “Big Brother VIP”.

Në rrjet po qarkullon një video ku duken Bora dhe Donaldi në skenë, ku rikriojnë momentin e takimit të tyre në “Big Brother Vip.” Teksa Bora imiton veprimet e Donaldit, duke i gjuajtur me shpulla, e në një moment e puth…në ballë. Por nuk dihet nëse finalizohet me një puthje romantike.

Rreth një vit pas skenës romantike, duket se çifti i ka sheshuar mosmarrëveshjet mes tyre. Gjatë kohës kur aktori ishte në “BBV”, pati një lidhje me Beatrix Ramosajn, me të cilin u nda sapo doli jashtë formatit. Për t’u rikthyer tek Bora, me të cilën shkëmbeu edhe një puthje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT