Dëgjuan të shtënat/ Banorët e BBVIP informohen për sulmin terrorist ndaj Top Channel

Showbiz

Dëgjuan të shtënat/ Banorët e BBVIP informohen për

Top Channel është tronditur nga sulmi terrorist që i mori jetën një prej punonjësve, rojës Pal kolës, por gjithashtu rrezikoi jetën e shumë të tjerëve.

Për transparencë, produksioni i “Big Brother VIP” vendosi që ngjarjen e rëndë t’ua tregonte dhe banorëve, të cilët janë tashmë pjesë e Top Channel.

Përveç informacionit, moderatorja Arbana Osmani i siguroi se shtëpia e BBVIP është shtëpia më e sigurt dhe se ata nuk rrezikohen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo u ka komunikuar banorëve se nëse ndonjëri prej tyre ndjehet se nuk e përballon dot këtë rrugëtim në vazhdim, është i lirë që të vendosë të largohet.

“Është detyra jonë të ndajmë me ta se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë prej tyre të reflektojmë e të marrin një vendim nëse do ta vazhdojnë apo jo këtë rrugëtim.

Nuk është e thjeshtë të ndash lajme të këqija por është një nga momentet më të vështira, ndjejmë se është e domosdoshme kështu ne sot jemi gati t’ja themi banorëve atë çfarë ka ndodhur dhe bashkë me Arbrin e Zhaklinën të shpresojmë që ata të vendosin të vazhdojnë këtë rrugëtim.”- u shpreh Arbana.

Mesnatën e së dielës, Qetsori dhe Kristi i dëgjuan të shtënat e automatikëve, pasi ishin në oborr.

ME TE LEXUARAT