Cristiano Ronaldo ka një partnere që nuk e duan familjarët, motra e Georginës: Ajo është e poshtër

Showbiz

Cristiano Ronaldo ka një partnere që nuk e duan familjarët, motra

Georgina Rodriguez duket se nuk ka marrëdhënie të mira me familjarët e saj, ku këtë herë, motra e saj Patricia ka bërë disa akuza të rënda për partneren e Cristiano Ronaldos në programin televiziv “Telecinco Socialite”, duke e akuzuar se është një gënjeshtare dhe e poshtër,

Patricia pretendon se Georgina nuk bën gjë tjetër veçse tallet me gjendjen e saj ekonomike.

“Kam dëgjuar shumë thashetheme për këtë brenda familjes. Asaj i vjen turp nga unë dhe qesh e gëzohet për gjendjen time aktuale ekonomike e cila nuk është mirë”, tha Patricia.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Patricia gjithashtu shtoi duke thënë se Georgina është e poshtër dhe njëri i keq. Përveç kësaj, ajo ka kërcënuar se do të nxjerrë informacione privatre për të.

“Unë nuk jam një person që i pëlqen konfrontimi apo zemërimi me të. Mendoj se duhet të flasim për atë që ka ndodhur dhe t’i japim fund kësaj situatë. Në asnjë moment nuk i kam kërkuar para Georginës, e vetmja gjë që bëra ishte të kërkoja ndihmë për fëmijët e mi.

Nuk dua para, i kam dhënë vetëm numrin e telefonit të shkollës që të kontaktojë me ta që të ndihmojë fëmijët e mi duke u blerë librat,” është shprehur motra e partneres së Cristiano Ronaldos.

ME TE LEXUARAT