Beniada thyen heshtjen në lidhje me ndarjen nga Blerti Hajdari!
Ndonëse në fillim u përpoq shumë ta mbante të fshehur identitetin e të dashurit të saj, të gjithë e morëm vesh që Beniada pas “BBV” nisi një lidhje dashurie me Blerti Hajdarin, vëllanë e Arbër Hajdarit.
Nuk vonoi shumë dhe me të njëjtën shpejtësi u bë me dije se dyshja ishin ndarë.
Së fundmi në një intervistë në “Wake Up”, Beniada ka thyer për herë të parë heshtjen në lidhje me ndarjen e saj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndsi ta kemi shijuar. Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur.”-tha ajo.