Pse Hueyda El Said e mbajti të fshehtë sëmundjen? Flet bashkëshorti i saj
Partneri i Hueyda El Saied, Thierry ka rrëfyer së fundmi arsyen pse balerina vendosi të mos zbulonte asgjë për sëmundjen që i mori jetën.
Gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, ai ka zbuluar se arsyeja ka qenë gjendja emocionale e saj, e cila nuk donte që të tjerët të ndjenin keqardhje për të.
“Arsyeja ishte gjendja e saj emocionale. Nuk donte që njerëzit të ndjenin keqardhje për të. Ishte shumë e rëndësishme të qëndronte e përqendruar në ndryshimet që po pësonte dhe në procesin e rikuperimit. Duhet të ishte e përqendruar në luftën e kësaj sëmundjeje. Kjo ishte arsyeja pse e mbajti sekret vetëm me rrethin e ngushtë”, tha ai.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.