Barbana Dini bëhet nënë për herë të parë, vajzës i vendos emrin e vëllait të ndjerë
Një lajm i bukur vjen nga këngëtarja Barbana Dini, motra e të ndjerit, Ergi Dini.
Artistja e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë nënë.
Lajmin e bukur e ka ndarë në Instagam dhe vajzës ka zgjedhur t’i vendosë emrin e të vëllait.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Më 15 shtator mes emocioneve të papërshkrueshme, erdhi në jetë mrekullia jonë Ergola Ergi Parubi! Erdhe si bekim për t’i dhënë jetës tonë motiv, ngjyra, jetë e dashuri të pakufi! Bija ime, je kryevepra ime! Jam e bindur që këtë emër që babi yt zgjodhi për ty do ta mbash me shumë dashuri e krenari! Faleminderit Zot”, shkruan këngëtarja.