Arrestimi i Encës/ Gazetarja e njohur bën llogaritë: Ja sa gramë kanabis ju gjetën në ballkonin e shtëpisë

Showbiz

Arrestimi i Encës/ Gazetarja e njohur bën llogaritë: Ja sa

Këngëtarja e njohur, Ruenca Haxhiaj e njohur me emrin e artit Enca është vënë në pranga. Ajo akuzohet për kultivinim e lëndëve narkotike pas një kontrolli që është bërë në vilën e saj ku iu gjetën 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis. Sipas deklaratës që ka dhënë në polici, Enca tregon se i ka mbjellë për përdorim vetjak.

Për të folur lidhur me arrestimin e këngëtares, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci është shprehur se sipas llogarive, kanabisi i mbjellë në ballkonin e shtëpisë së Encës, mund të ketë qenë rreth 500 gramë.

Glidona Daci: Lënda narkotike e gjetur në ballkonin e banesës së Encës është në fazën që cilësohet 3 mujorshe, pra në fazën e pjekjes dhe në momentin që është duke çelur, kanabisi, ka një aromë më të fortë. Për secilën nga rrënjët, aty mund të dalin nga 75 deri në 100 gramë për rrënjë. Gjysmë kilogramë kanabis shkon në 5 vazo. Enca nuk ka dhënë shpjegime ku e ka marrë farën. Enca ka thënë se kanabisin e ka për përdorim vetjak. Në momentet e para në polici, ka dhënë këtë lloj shpjegimesh dhe për të mëtejshme ka thënë që do t’i japë në një fazë të dytë të hetimit se çfarë do të ndodhë. Enca aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit, në Mine Peza në kryeqytet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazetarja Daci thotë se partneri i Encës është marrë në pyetje, por më pas është lënë i lirë pasi autorësinë e mbjelljes së kanabisit e ka mbajtur vetë këngëtarja.

Glidona Daci: Partneri i saj është lënë i lirë pasi banesa është në pronësi të Encës dhe pronësinë për mbjelljen e lëndëve narkotike e ka mbajtur vetë Enca. Partneri i saj është pyetur dhe më pas është lënë i lirë. Nëse rezulton përdoruese, duhet parë hapësira ligjore.

 

ME TE LEXUARAT