Armina Mevlani tregon takimin e parë me Liri Berishën: Është shembull...!
Moderatorja Armina Mevlani, ka treguar sesi e ka marrëdhënien me vjehrrën e saj, Liri Berishën.
Ajo madje ka folur edhe per takimin e pare me te.
Mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Armina tregoi se që në takimin e tyre të parë, Liri Berisha e mirëpriti dhe u tregua shumë e kuptueshme.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Ajo tha se marrëdhënia e tyre është shumë e afërt dhe Lirien e konsideron si mamanë e saj.
“Unë kam qenë me shumë fat. Liri është një vjehrrë shembull.
Nuk e di ç’do të thotë të kesh probleme në mardhënie.
Më ka mirëpritur, ka qenë shumë e mirë që në fillim, shumë e kuptueshme.
Zeni shkon i takon, shkojmë e kalojmë atje fundjavën. Kam mardhënie shumë të afërt me Lilin, e dua si mamin tim”, tregoi Armina Mevlani.