Armina Mevlani reagon dhe tregon arsyen pse zgjodhi lugë prej druri dhe enë njëpërdorimëshe në dasmë

Showbiz

Armina Mevlani reagon dhe tregon arsyen pse zgjodhi lugë prej druri dhe

Një detaj i rëndësishëm i çdo dasme është ushqimi dhe pjatat e servirura në dasmën e Arminës kishin një veçanti.

Duke qenë se dasma po kremtohej në një agroturizëm i ishte vënë theksi ushqimit tradicional shqiptar.

Lugët ishin prej druri dhe enët njëpërdorimëshe. Gjatë emisionit "Goca dhe gra", Armina zbuloi dhe arsyen pse. Ajo tregoi se bashkë me Shkëlzenin donin diçka tradicionale dhe nuk dëshironin të dilnin jashtë kornizës te pjesa e ushqimit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

"Ideja jonë ishte të kishim diçka tradicionale shqiptare dhe donim ta mbanim kështu. Zgjodhëm verë shqiptare, shumë këngë shqiptare, zgjodhëm të kërcenim vallen e Tropojës, ngritëm flamurin në dasmë.

Unë në rrjete sociale kam ndjekës të huaj dhe dua që ta shikojnë tamam si është tradita shqiptare.

Enët njëpërdorimshme ishin zgjedhja më e mirë dhe më e thjeshtë sepse donim diçka natyrale", tha Armina.

ME TE LEXUARAT