Armaldo nuk i del inati me banorët e “BBV”: Gruaja i ka mbajtur shënim kush më...
Armaldo Kllogjeri është në dijeni të banorëve që e kanë nominuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
Gjatë mbrëmjes së sotme, Armaldo u përshëndet me banorët të cilët e përshëndetën, por nuk harroi t’i tregonte atë që kishte mësuar.
Maestro tha se gruaja e tij i kishte treguar se të gjithë banorët e kishin nominuar, përveç Oltës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Gruaja m’i kishte mbajtur shënim kush më kishte nominuar, përveç Oltës të gjithë më kishit nominuar”, tha Armaldo.
Ndërsa Olta u shprehu se largimi i Maestros i ka lënë shumë boshllëk.
“E kam përmendur shumë. Duhet ta pranoj se largimi i tij më ka lënë shumë boshëllëk”, tha Olta.
Kujtojmë se Maestro u eliminua të shtunën, pasi ishte në televotim me Kristin dhe Luizin.