Arjola e zhgënjyer keq nga Fifi: Më bëri shumë habi...

Showbiz

Arjola e zhgënjyer keq nga Fifi: Më bëri shumë habi...

Këngëtarja Fifi  ka hyrë  të martën në spektaklin e “Big Brother VIP Albania”.

Qëllimi i saj ishte të surprizonte mikeshën e saj të ngushtë, Monika Lubonjën.

Ajo u takua gjithashtu me banorët e tjerë të mbetur në shtëpi por duket se takimin me të përzemërt e pati me Donaldin, ku i tregoi dhe tatuazhin “Filoqyl”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Edhe më herët për Vit të Ri ajo i ka folur atij nga studio dhe e ka inkurajuar.

Mirëpo, mesa duket e gjithë kjo situatë dhe afrimitet midis Fifit dhe Donaldit Arjolës i është dukur e papritur.

Në një bisedë me Einxhel ajo shprehet se “nuk e kupton dashurinë e madhe që i ka lindur Fifit për Donaldin”. Ajo shprehet se ka qenë ajo dhe njerëz të tjerë që i kanë qëndruar pranë në momentet e saj më të vështira.

“Një gjë që më bën shumë habi është dashuria e madhe e Fifit kundrejt Donaldit. Fifi ka pasur dikë shumë më afër se ç’ka patur Donaldin. Nëse do Monikën, duhet të mbështesësh Monikën.”

ME TE LEXUARAT