Arbër Hajdari i jep fund beqarisë këtë të shtunë, zbulohen këngëtarët që do të performojnë në dasmë

Showbiz

Arbër Hajdari i jep fund beqarisë këtë të shtunë,

Mbrëmjen e sotme, Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli do të kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Ata pritet të mbajnë një dasmë madhështore në kryeqytet, pas asaj të zhvilluar të premten në darkë në Pejë.

Mësohet se sonte në dasmë do të interpretojnë disa emra të njohur këngëtarësh si Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni, Valbona Mema, Gena dhe shumë të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërkohë, më herët u publikuan edhe disa foto të Vlerës si nuse dhe të gjithë arritën të dallonin që tek ajo dominonte thjeshtësia.

Kujtojmë që bukuroshja është vajza e një biznesmeni në Kosovë dhe ajo prej disa muajsh është shpërngulur në Shqipëri, ku po bashkëjeton me ish-opinionistin e “Big Brother VIP”

ME TE LEXUARAT