Andi apo Atdheu? Jasemina poston videon që çorienton ndjekësit

Showbiz

Andi apo Atdheu? Jasemina poston videon që çorienton ndjekësit

Jasemina Kadriu ka publikuar një video në Instastory së fundmi, duke bërë konfuz ndjekësit e saj dhe të “Për’puthen”. Në video, Jasemina ka dalë me një bluzë ngjyrë ulliri dhe një shkrim të bardhë.

Andi apo Atdheu? Jasemina poston videon që çorienton ndjekësit

Ndërkohë që dje, më herët, Atdheu, nga shtëpia, bëri një lidhje me Skype me emisionin, pasi është i infektuar me Covid-19 dhe nuk mund të jetë në studio.

Gjatë lidhjes, Atdheu në një moment vendos që të heqë xhaketën që ka veshur dhe shihet i veshur me një bluzë ngjyrë ulliri me shkronja të bardha, e njëjta bluzë që kishte dhe Jasemina.

Andi apo Atdheu? Jasemina poston videon që çorienton ndjekësit

Mos ishte kjo një strategji e konkurrentëve për të bërë shou, apo Jasemina dhe Atdheu, edhe pse ky i fundit është i infektuar me Covid, janë takuar.

Gjërat nga dita në ditë po bëhen edhe më të ndërlikuara, ndërsa nuk kuptohet kush është roli i Andit në këtë mes, i cili për këtë detaj të kapur nga ndjekësit, nuk ka reaguar.

ME TE LEXUARAT