Alketa Vejsiu përplaset me Robertin: Nuk mund ta përdorësh atë fjalë

Showbiz

Alketa Vejsiu përplaset me Robertin: Nuk mund ta përdorësh

Edhe mbrëmja e djeshme nuk ka kaluar pa sherr në ‘Love Story’ dhe sa herë ndodh kjo, Roberti është gjithmonë pjesë e tij (në mos protagonisti).

Këtë herë, debati precipitoi deri në fyerje. Ishte Daniela ajo që për disa minuta me radhë krijoi konflikt me djemtë për mënyrën se si e mendon ajo rrugëtimin e saj në program, por edhe për ‘zotësinë’ që ka për të bërë për vete pjesën më të madhe të tyre.

Por Roberti e kundërshtoi këtë mënyrë sjelljeje të Danielës, madje i tha asaj se është duke u sjellë si një histerike, që nuk di të ndalojë. Në këtë mënyrë, sipas tij, secili kandidat duhet “të zhduket” nga ajo, sepse në publik ajo po del keq duke folur vend e pa vend e pa u ndalur.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Megjithatë, Daniela vijoi me të sajën dhe tha se do flasë kur dhe me kë të dojë shkruan Class.

“Daniela, tani e kupton, duhet të balancohesh pak. Po ju jap një këshillë të gjithëve, të gjithë të rinjve shqiptarë, që të kuptojnë që histeria është gjëja më e tmerrshme mes një çifti. Që shikon një femër që është histerike dhe nuk mund të biesh dakord në asnjë dimension, duhet të zhdukesh. Dhe një mashkull po ashtu. Dhe po jep një dimension të tillë. Po e themi një mijë herë këtu” – iu drejtua Roberti, por Daniela tha se do flasë, sepse ka të drejtë.

“Po del një gore, po del gore…” – vijoi më tej Roberti, por në këtë moment ndërhyri Alketa duke i kërkuar të mos e banalizonte debatin deri në fyerje, sepse ai është aty për të treguar një standard tjetër: “Robert, të lutem. Mos e banalizoni tani… Argumentin zgjidhe me fjalët e duhura, jo me fjalët që i thua një vajze. Nuk mund t’ia thuash atë fjalë një vajze”.

Roberti vijoi më tej debatin duke kërkuar që e gjitha kjo të mos banalizohej, por Alketa theksoi se ai që po e banalizonte të gjithë këtë situatë ishte pikërisht ai.balkanweb

ME TE LEXUARAT