Alban Skënderaj me këmbë në tokë: Nuk e di a do mundemi të ikim me pushime, duhen bërë disa...

Showbiz

Alban Skënderaj me këmbë në tokë: Nuk e di a do mundemi

Këngëtari Alban Skënderaj ka treguar se i duhet të bëjë fillimisht disa llogari para se të vendosë se ku do t’i kalojë pushimet këtë verë.

“Pushimet dua t’i bëj jashtë, sepse merr aq shumë nga Shqipëria me këtë verën me këto… saqë do pastaj të shkëputesh pak dhe të dalësh jashtë.

Besoj nga fundi i gushtit ose shtatori, sepse korrik-gusht ritmet janë ashtu si janë”, tha ai gjatë një interviste.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

I pyetur për vendin se ku po mendon të shkojë, ai tha se i pëlqejnë vendet tropikale por shtoi se duhet të bëjë disa llogari më parë.

Sipas tij për njerëzit me këmbë në tokë, në ato vende shkohet “një herë në kaq kohë.”

“Vende kam por se di a do mundemi të ikim… Janë këto vendet tropikale të bukura shumë, po aty duhet parë një herë, duhen bërë ca llogari. Janë vende që duhet të ikësh një herë në kaq kohë.

Ne që jemi me këmbë në tokë. Aty realisht çlodhesh. Ne ishim në Maldive që xhiruam edhe klipin”, tha këngëtari.

ME TE LEXUARAT