"Aksion i fuqishëm pa kthim"/ A do ketë dhunë në protestën e 11 shkurtit? Flet shefi i organizimit në PD-së

Showbiz

"Aksion i fuqishëm pa kthim"/ A do ketë dhunë në

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se protesta e 11 shkurtit ka për qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama dhe se kjo forcë politike do të bëjë gjithçka për t’ia arritur.

Në një intervistë për Euronews Albania, Balliu u shpreh se PD-ja nuk kërkon të vijë në pushtet përmes dhunës, por votës.

“Është një aksion i fuqishëm pa kthim. Nuk ka kthim pas, ose do të largohet ky njeri, ose ky shtet nuk bëhet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Protestë, protestë, revolutë kudo që të shkojë ai. Të guxojë ai të tallet me parlamentin. Do ketë protestë kudo deri sa të largohet.

Këtu Shqipërinë mund ta shpëtojnë vetëm shqiptarët. Do të rrimë në shesh me ata dhe patjetër që është një thirrje për sakrificë. Të sakrifikojmë të gjithë për të mbrojtur vendin.

Nuk kërkon askush këtu që të vijë në pushtet me dhunë, por me proces zgjedhor. Ne do të vijmë me votë, ne nuk e njohim dhunën”, theksoi ai.

ME TE LEXUARAT