Zyrtarja e lartë e ODHIR ‘zbarkon’ në selinë e PS, takim “kokë më kokë” me Ramën
Shefja Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover pritet që ditën e sotme të takojë kryeministrin Edi Rama.
Burime bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet në orën 9:00 në selinë e PS.
Nuk dihet se për çfarë do të diskutohet konkretisht, por pritet që në fokus të bisedës të jenë zgjedhjet e 14 majit, ku PS mori 53 bashki, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori 7 bashki.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kryesuesja e vëzhguesve të OSBE ODIHR, Audrey Glover gjatë një konference për mediat pas procesit të zgjedhjeve të 14 majit bëri publike disa prej problematikave të konstatuara nga vëzhguesit.
Ajo tha se presionet ndaj qytetarëve dhe pretendimet për blerje votash janë një shqetësim për vendin.