Zyrtari i LSI vlerëson Luljeta Bozon, por thotë se PS po humb identitetin socialist

Politikë

Zyrtari i LSI vlerëson Luljeta Bozon, por thotë se PS po humb

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Edmond Haxhinasto ka komentuar vendimin e socialistëve për të përfshirë në listën e kandidatëve shefen e Infektivit, Njada Çomo dhe inxhinieren e njohur, Luljeta Bozo.

Në një lidhje direkte me edicionin qendror në Vizion Plus, Haxhinasto e konsideroi një lëvizje pozitive kandidaturën e Bozos në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Megjithatë, nga ana tjetër, ai e sheh dhe problematike përfshirjen në strukurat e Partisë Socialiste të disa personaliteteve që sipas tij, nuk kanë lidhje më këtë forcë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtari i LSI vlerëson Luljeta Bozon, por thotë se PS po humb

“Kjo ka dy aspekte. Nga njëra anë, pozitive që njerëz me integritet si Luljeta Bozo të kenë angazhime të tilla, shumë herë më mirë sesa njerëz problematikë që skualifikohen nga Vetting-u, por shoh edhe një problem: po përfshihen njerëz që nuk i përkasin strukturave të PS dhe nuk kanë lidhje me të. Ky ëshë një problem serioz për PS.”

ME TE LEXUARAT