Zjarr në Kuvend pas hedhjes së flakadanit të Nokës, tavolina përfshihet nga flakët

Politikë

Zjarr në Kuvend pas hedhjes së flakadanit të Nokës, tavolina

Seanca e sotme parlamentare, ku u miratua në parim nga PS me 73 vota projektligji për buxhetin, është shoqëruar me tensione, përplasje fizike dhe flakadanë. Në nisje të seancës Parlamentare, e cili zgjati pak minuta, deputetët e opozitës ndezën tymuese sapo kryeministri Edi Rama hyri në sallën e Kuvendit.

Flakadanët ishin futur në çantën e një prej ligjvënëseve të opozitës dhe më pas deputetët ia shpërndanë njëri-tjetrit në sallë duke i ndezur.

Ndërkohë nga ndezja e flakadanëve nga Flamur Noka, një prej tavolinave u përfshi nga flakët ndërsa Garda ndërhyri për shuarjen e flakëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tymi pushtoi sallën, por kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla miratoi në parim projektbuxhetin e 2024, por duke bërë një gafë në raportimin e shifrave të votimit.

Nikolla hapi votimin për prezencën në Kuvend, ndërkohë që u shpreh se në sallë ishin të pranishëm 73 deputetë.

Nikolla tha se në sallë ishin prezent 73 deputetë të maxhorancës. Ligji për akcisën është votuar në parim me 73 vota pro, por projektligjet e tjera në mënyrë të habitshme u shtuan me 10 vota. Ndërkohë që projektligjet e tjera sipas Nikollës u miratuan me 83 vota pro.

 Garda qëndroi deri në fund të seanës parlamentare në sallën e Kuvendit, duke mos lejuar deputetët e opozitës t’i afroheshin foltores.

Ndërsa karrige, ashtu edhe si në seancat e tjera, ishin vendosur grumbull në mes të sallës parlamentare.

 

ME TE LEXUARAT