Zgjidhen anëtarët e Kryesinë së PD/ Ja rezultati përfundimtar, kush kryeson te burrat dhe te zonjat

Politikë

Zgjidhen anëtarët e Kryesinë së PD/ Ja rezultati

Ka përfunduar numërimi i fletëve të votimit në selinë e PD, ku gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar u votua për anëtarët e Kryesisë.

Më e votuar nga gratë ka rezultuar Fatbardha Kadiu me 141 vota.

Zonjat fituese:

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Fatbardha Kadiu- 148
Ina zhupa- 126
Jozefina Topalli 118
Edit Harxhi 85
Mimoza Hajdarmataj 78
Eleina Qirici 75

“Të gjithë kandidatët mund të ndjekin procesin nga fillimi deri në fund. Këtë që po bëjmë sot, nesër kur të jemi në pushtet do ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh kreu i Këshillit Kombëtar te PD-se, Edi Paloka.

SA ANËTARE KANE VOTUAR

Pohoet se një kandidat i Këshillit kishte të drejtë që të votonte deri në 20 emra që ai mendon se duhet të jenë pjesë e Kryesisë së PD. “Janë numëruar fletët e votimit dhe tashmë është gati komisioni për të filluar votimi. Mund të marrë 4 minuta kohë procesi i numërimit.”.

Ndërkohë, anëtari i Komisionit tha se nga 280 anëtarë të Këshillit, kanë votuar 227. Sipas tij vetëm një fletë është dëmtuar gjatë procesit, e cila është futur në një zarf. Po ashtu ai sqaroi se fleta e votimit mund të dalë pjesërisht e pavlefshme, ose e gjithë e pavlefshme.

PROCESI I VOTIMIT

Pas fjalimeve që zgjatën rreth 30 minuta, Këshilli Kombëtar i PD-së, nisi procesin e votimit për kryesinë e re, ku anëtarët votuan të gjithë.

Nga 47 kandidatë që janë në fletën e votimit do të zgjidhen 20 anëtarë, 6 zonja dhe 14 zotrinj.

Siç bëri të ditur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të gjithë anëtarët do të kenë nga 2 fletë votimi, një me listën e zonjave ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 6 dhe një me listën e kandidatëve meshkuj ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 14.

Në përfundim të votimit, numërimi i votave do të bëhet elektronik.

Demokratët kanë nisur Këshillin Kombëtar. Mbledhja nisi rreth orës 11:00, ku PD do të zgjedhë Kryesinë e saj të re.

Sipas axhendës, do të jetë kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ai që do të mbajë fjalën i pari dhe fill pas tij kryedemokrati Sali Berisha, ndërsa menjëherë pas këtij momenti do të nisë votimi.

Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje, ndërsa numërimi do të jetë elektronik.

ME TE LEXUARAT