Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama hap fushatën elektorale, nis takimet në qarqe

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama hap fushatën elektorale, nis takimet

Në një kohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar anëtarët e KZAZ-vë për 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore, PS ka ndezur motorët e fushatës.

Kryetari i PS Edi Rama ka nisur sot takimet bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, drejtuesit politikë dhe deputetët e qarqeve ku ka zgjedhje. Takimi i parë sot ishte në Fier dhe ka zgjatur rreth një orë, ndërsa në ditët në vijim do të jenë qarqet e tjera.

Kujtojmë se Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje këtë të hënë. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ai i dha udhëzimet deputetëve të tij në këtë sesion parlamentar. Do të jenë disa çështje kryesore që do të shoqërojnë jetën politike. Rama nisi me Këshillimin Kombëtar, vazhdoi me zgjedhjet e pjesshme lokale dhe përfundoi me çështjen e Presidentit të ri.

Në mbledhjen e grupit parlamentar Kryeministri Edi Rama tha se në muajin Prill duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës. Ai i kërkoi deputetëve të tij që të gjejnë mënyra se si të këshillohen edhe me qytetarët për këtë vendimmarrje. Kryeministri tha se me situatën në PD është i vështirë dialogu me opozitën.

ME TE LEXUARAT