Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama delegon Olta Xhaçkën në Shkodër

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Rama delegon Olta Xhaçkën në

Olta Xhaçka është zgjedhur nga Kryeministri Edi Rama si e deleguara e socialistëve për të menaxhuar zgjedhjet vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Shkodrës.

Kryeministri Edi Rama u shpreh i qartë me ata që do të kandidojnë në zgjedhjet e pjessshme vendore të 6 marsit. Ai tha se nga ana e socialistëve duhet të ketë vetëm punë kokë më kokë me qytetarët.


“Ne duhet të shikojmë punën tonë derë më derë në të gjitha lagjet me deputetët përkatës me partinë me territor për të mos promovuar turizmin elektoral, me deputetë që bëjnë më shumë zhurmë se punë. Me një prag të mirëpërcaktuar me çfarë dhe kur të jetë në fushata, jo mitingje, jo grumbulli me masive në salla të mbyllura, por punë kokë më kokë me njerëzit. Me kokën ulur dhe veshët hapur është këshilla ime”, tha Rama.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas kreut të PS-së, socialistët do të jenë ana e kundër e medaljes së demokratëve, të cilët janë ende në luftë për vulën e 8 janarit.

Rama thekson se populli shqiptar është i qartë në atë që sheh brenda PD-së, të cilët do i kthejnë gjashtë bashkitë në rraqe e t‘i hipin sipër njëri-tjetrit si loja “rraqe rraqe kiliko”.

ME TE LEXUARAT